31.12.2025.

ARSIQI KA VIZITUAR MINIERËN E “LECES”

  • In Lajme
  • 4. January 2016.
  • 32 Views
ARSIQI KA VIZITUAR MINIERËN E “LECES”

Medvgjë – Nebojsha Arsiq, kryetari i komuës së Medvegjës, ka vizituar minierën e “Leces”, ku ka biseduar me udhëheqësin e minierës për vështirësitë dhe problemet në punën e këtij kolektivi, i cili është subjekti më i madh ekonomik në territorin e kësaj komune.

Medvgjë – Nebojsha Arsiq, kryetari i komuës së Medvegjës, ka vizituar minierën e “Leces”, ku ka biseduar me udhëheqësin e minierës për vështirësitë dhe problemet në punën e këtij kolektivi, i cili është subjekti më i madh ekonomik në territorin e kësaj komune.

Rëndësi të veçant iu është theksuar problemit të punës së ardhshme të minierës dhe skadimit të Kontratës për Finansimin dhe Menaxhimin e Prodhimit, i nënshkruar me shoqërinë tregtare „Life Stone Capital”.

Domethënë, kjo kontratë është lidhur përshkak të problemeve të funksionimit  të Koncerna “Farmakom”, në përbërje të cilës funksionon edhe miniera “Lece”, përshkak ka ardhur deri tek ndërprerja për katër muaj e prodhimit, gjatë të cilës ndërprerje punëtorëve nuk iu janë dhënë pagat. Siç theksohet në kontratë e cila skadon më 5 shkurt 2016, përsëri hapet çështja e funskionimit dhe punës së ardhshme të minierës “Lece”.

Me këtë rast kryetari i komunës së Medvegjës ka deklaruar se komuna e Medvegjës dhe ai personalisht, në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve, do të bëj gjithçka që është e mundur që të mos të vij deri tek bllokimi i ri i prodhimit.  

Miniera “Lece”, paraqet shtyllën e zhvillimit ekonomik të kësaj komune dhe ndërprerja e punës së kësaj miniere do të ishte goditje e madhe për tërë komunën.

Burimi: Info Jug Centar, Jugmedia dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka