Preshevë – Beograd – Në kuadër të identifikimit të problemeve të qytetarëve, veçanërisht para përcaktimit dhe miratimit të buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2022, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani…

Preshevë – Beograd – Në kuadër të identifikimit të problemeve të qytetarëve, veçanërisht para përcaktimit dhe miratimit të buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2022, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka takuar përfaqësuesit e komuniteteve lokale të vendbanimeve të pakicave serbe në komunë të Preshevës.
“Më kanë pritur në Slavujec, Cakanoc, Stacion Hekurudhor dhe Strezovc. Aty u takova me përfaqësues të komuniteteve lokale, fermerë dhe prodhues, me të cilët bisedova për nevojat e banorëve të këtyre vendbanimeve“, thotë Sinani.
Sipas saj, rinovimi i vendit të quajtur Shtepi e rinis në stacionin hekurudhor dhe ndërtimi i stadiumit në shkollën fillore në Slavujevac janë vetëm disa nga kërkesat kryesore që do të gjejnë vend në projeksionin e buxhetit komunal.
“I kam njoftuar edhe banorët e komunitetit lokal të Slavujevcit se kemi aplikuar në Ministrinë e Arsimit për rindërtimin e objektit të shkollës fillore”, ka shtuar Sinani.
Duke mos harruar investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe ndriçimin publik, në planifikimin buxhetor do të parashihet pozitë e veçantë për bashkësitë fetare në komunën e Preshevës, ku do të parashihen investime në varreza dhe rrethoja për objektet fetare për vendbanimet e pakicave serbe.
Burimi: RTV Preshevë, Trupi Koordinues











