Preshevë – Beograd – Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka biseduar me përfaqësuesit e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit për procedurat që i paraprijnë projektit të ndërtimit të sallës sportive në Preshevë.
Preshevë – Beograd – Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka biseduar me përfaqësuesit e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit për procedurat që i paraprijnë projektit të ndërtimit të sallës sportive në Preshevë. Në takim ishin të pranishëm edhe sekretari i Qendrës Sportive “Presheva”, Besim Nasufi dhe Koordinatori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në Preshevë, Besim Shabani.
Komuna e Preshevës për këtë projekt do të aplikojë në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë.
“Komuna e Preshevës është ndër të paktat komuna që nuk ka sallë sportive. Prandaj, për zhvillimin e shumë aktiviteteve sportive, veçanërisht për zbulimin e talenteve të rinj, ky projekt është më se i nevojshëm për Preshevën”, tha Sinani.
Burimi: RTV Presheva, Trupi Koordinues











