Angazhimi i përbashkët medicinal i pjesëtarve të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos me vëzhguesit e Forcave të Armatosura të Angolës, ka zgjatur gjithsej 15 ditë, prej më datë 4 deri më 17 shtator, në territorin e Rrethit të Pçinjës, në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë.

Angazhimi i përbashkët medicinal i pjesëtarve të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos me vëzhguesit e Forcave të Armatosura të Angolës, ka zgjatur gjithsej 15 ditë, prej më datë 4 deri më 17 shtator, në territorin e Rrethit të Pçinjës, në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë.
Veprimtaria kryesore në terren ka përfshirë kontrollimet medicinale të cilat i kanë kryer mjekët e praksës së përgjithshme, mjekët pediatër, gjenekologët, dermatologët, kardiologët, infektologët, oftamologët, kirurgët e ortopedisë dhe maksilofacial, stomatologët, ekipet veterinarike mobile dhe ekipet për medicinë preventive në fshatra, si edhe edukimin e pacientëve.
Angazhimi i përbashkët medicinal është realizuar në fshatrat Leran, Muhoc, Vllasë, Vërtogosh, Luçan, Klenikë, Caravajkë dhe Letovicë. Janë kryer gjithsej 3 364 kontrollime tek 1890 pacientë. Në kuadër të asistencës janë kryer 1305 triazhime, ndërsa më shumë interesim ka pasur për kontrollime tek oftamologu, ku janë kryer gjithsej 676 kontrollime.

Ekipi mobil për mjekësinë preventive ka egzaminuar 50 lokacione. Janë kryer 12 dezinsektime dhe 6 deratizime.
Ekipi veterinarik mobil ka vizituar 36 amviseri dhe ka kontrolluar 138 kafshë, 75 dele, 20 derra dhe 4 qenë. Ky ekip ka vizituar dhe kontrolluar një zgjua të bletëve me 35 koshere, ka kryer 65 analiza të mastitisit subklinik të gjedheve si dhe 39 analiza të mastistit sublinical të deleve.
Problemet me të cilat janë ballafaquar ekipet medicinale janë shkalla e ulët e arsimimit rreth shëndetësisë, numri i madh i pacientëve kronik të cilët nuk marrin barëra, gjysma e pacientëve të kontrolluar tek oftamologu këtë gjë e kanë bërë për herë të parë, shumë raste të patologjisë janë shkaktuar nga duhani, numri i madh i pacientëve me psoriazë të mbuluar dhe me tumor qelizë basal.
Angazhimi i përbashkë medicinal ka dhënë rezulate të jashtëzakonshme. Janë kontrolluar numër i madh i pa

cientëve, është diagnostifikuar sindromi akute koronare, ndërsa pacienti me përcjelljen e ekipit të anesteziologëve është transportuar në shtëpinë lokale të shëndetit, me çka është shpëtuar një jetë. Është zbuluar edhe sindromi Brugada, ndërsa pacienti është transportuar në institucionin lokal shëndetësor në analiza të mëtutjeshme.
Ky aktivitet ka qenë i interesit të shumëfishtë, si për banorët lokal, poashtu edhe për detektimin e problemeve të cilat ballafaqohen pacientët dhe mjekët në këto bashkësi lokale. Kështu është vendosur se është i duhur përmirësimi i edukimit medicinal për pacientët kronik.
Është konkluduar se shkëmbimi i përvojave jep rezultate të mira në fushën e shërimit të pacientëve, ndërsa është dokorduar se në të ardhmen aktivitetet, punëtoritë dhe seminaret e përbashkëta do të jenë të rëndësisë së madhe direkt ekipeve mjekësore-medicinale, ndërsa indirekt qytetarëve.
Burimi: Akademia Ushtarako-Medicinale (VMA) dhe Trupi Koordinues











