02.01.2026.

ANËTARËT E SHOQATËS “ZEMËR PËR FËMIJËT” NË TAKIM ME KRYETARIN E KOMUNËS

  • In Lajme
  • 3. March 2017.
  • 36 Views
ANËTARËT E SHOQATËS “ZEMËR PËR FËMIJËT” NË TAKIM ME KRYETARIN E KOMUNËS

Medvegjë – Anëtarët e shoqatës së prindërve të fëmijëve me pengesa në zhvillim në Medvegjë “Zemër për fëmijët”, janë takuar me përfaqësuesit e vetqeverisjes lokale dhe me këtë rast kanë kërkuar një hapësirë për qëndrimin e fëmijëve të tyre në Medvegjë.

Në territorin e kësaj komune ka 30 fëmijë me disa lloje të invaliditetit.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka marrë pjesë në këtë takim dhe me këtë rast deklaroi:

„Do të bëjmë gjithçka në mënyrë që t`i ndihmojmë fëmijëve dhe prindërve të tyre në përputhje me mundësitë e tona. Kam premtuar anëtarët e shoqatës se gjatë bisedës me bashkëpuntorë do të shqyrtojmë se a mund që këtë kërkes ta plotësojmë”.

Kjo shoqatë është themeluar në fund të vitit të kaluar me qëllim të avansimit të pozitës së fëmijëve dhe rinisë me pengesa në zhvillimin fizik dhe intelektual, si edhe ofrimin e ndihmës për prindërit e tyre.

Shoqata “Zemër për fëmijët” në këtë moment ka 15 anëtarë.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka