Bujanoc – Edhepse fshati Letovicë para katër viteve ka fituar ndërtesën e re të ambulancës, e cila do të duhej që të filloj punën në përbërje të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, banorët e këtij fshati në komunën e Bujanocit edhe më tej pa sukses presin fillimin e punës së saj.

Këtë problem më herët e theksuar Ekrem Xhemaili, këshilltar në Kuvendit Komunal të Bujanocit.
„Rreth 1.700 banorë të Letovicës për katër vite presin fillimin e punës së ambulancës. Duke marrë parasysh që institucionet kompetente nuk kanë lejën e nevojshme për punë, vetqeverisja lokale do të duhet më shumë të angazhohet në zgjidhjen e këtij problem. Nuk mund të presim. Sa kushton angazhimi i dy punjonësve mjekësor”, ka pytur këshilltari Ekrem Xhemaili.
Zëdhënsi i kryetarit të komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq, ka rikujtuar se ambulance në Letovicë nuk është në rrjetin e institucioneve shëndetësore.
„Nga ministria përkatëse nuk kemi marrë lejen për punësimin e kuadrove. Kemi disa premtime që kjo do të bëhet, por rreth kësaj mund të flasim kur ato të plotësohen. Duhet të shikohet mundësia që vetqeverisja lokale tenton që të pajisoj ambulancën dhe të siguroj mjete për kuadrot”, tha Arsiq.
Ai me këtë rast ka theksuar se drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit të Bujanocit çdo vit rregullisht dërgon kërkesa ministrisë për qëllim të vendosjes së këtij ambulancës në rrjetin e institucioneve shëndetësore.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues