03.01.2026.

AMBASADA E NORVEGJISË NË BEOGRAD: FTESË E HAPUR “FORCIMI I INTEGRIMEVE TË UE-SË NË SERBI DHE MAL TË ZIT” (AFATI: 01.07.2017)

  • In Lajme
  • 7. June 2017.
  • 33 Views
AMBASADA E NORVEGJISË NË BEOGRAD: FTESË E HAPUR “FORCIMI I INTEGRIMEVE TË UE-SË NË SERBI DHE MAL TË ZIT” (AFATI: 01.07.2017)

Ambasada e Norvegjisë në Beograd ka hapur ftesë për dorëzimin e propozim projekteve me emrin “Forcimi i integrimeve të UE-së në Serbi dhe Mal të Zi”.

Ambasada e Norvegjisë në Beograd ka hapur ftesë për dorëzimin e propozim projekteve me emrin “Forcimi i integrimeve të UE-së në Serbi dhe Mal të Zi”.

Qëllimi kryesor i përkrahjes norvegjeze të vendeve të Ballkanit Perendimor është kontribut i sundimit të ligjit dhe stabilitetit përmes iniciativave të cilat promovojnë stabilitet, zhvillim shoqëroro-ekonomik në nivelin e vendeve dhe rajoneve të caktuara dhe administratë të mirë.

Ndihma zhvillimore shtjellon edhe këto tema: të drejtat e njeriut, barazinë dhe të drejtat e grave, klima dhe ekologjia dhe lufta kundër korrupsionit.

Qëllimi i kësaj ftese është sigurimi i përkrahjes së projekteve në kuadër të tri fushave prioritare të ndihmës zhvillimore norvegjeze për ministritë, njësitë e vetqeverisjeve lokale dhe institucionet të cilat janë të përfshira në promovimin dhe forcimin e integrimeve të UE-së së Serbisë dhe Malit të Zi. Aktivitetet e propozuara duhet të kontribuojnë në procesin e integrimeve të UE-së në Serbi dhe Mal të Zi në një apo më shumë fusha: Prokurime Publike, Konkurencë, Gjyqësor dhe Drejta Themelore, Drejtësi, Liri dhe Siguri, Kontrolle Financiare dhe çështje të tjera.

Ambasada do të miratoj përkrahjen partnerëve të zgjedhur në periudhën deri dy vite, me mundësi të vazhdimit. Aplikacioni për grante duhet të jetë më shumë se 100 000 euro. Periudha e implementimit të projektit është deri 24 muaj, prej ditës së miratimit të aplikimit.

Organizatat e shoqërisë civile nuk mund të marrin pjesë në këtë skemë të granteve, por mund të jenë partnerë në projekte. Ftesë e veçantë për aplikim do të vendoset për oranizimin e shoqërive civile në fazën e vonshme. Organizatat komerciale nuk kualifikohen për përkrahje në kuadër të kësaj ftese, por ato mund të marrin pjesë në harxhimet projektuese po nëse shërbimet e tyre janë të kontraktuara përmes prokurimeve publike.

Ftesa për dorëzimin e aplikacioneve është e hapur deri më 1 Korrik 2017.

Aplikacionet të dorëzohen përmes postës elektronike: projects.belgrade@mfa.no

Kur aplikacioni i kompletuar të pranohet, bartësi i projektit do të marrë konfirmimin nga Ambasada. Bartësi përmes emailit do të merrë nga Ambasada informacion mbi vendimin. Emrat e partnerëve të zgjedhur do të publikohen në ueb faqen e Ambasadës.

Shuma e përgjithshme e kontratës së granteve është prezentuar në krunën norvegjeze (NOK). Pagesa do të bëhet në euro.

Për më shumë informacione në ueb faqen e Ambasadës: www.norway.no

Burimi: ëëë.skgo.org dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака