02.01.2026.

AKSIONI “SHTETI I SERBISË NË TË GJITHA FSHATRAT E SERBISË”

  • In Lajme
  • 14. November 2016.
  • 34 Views
AKSIONI “SHTETI I SERBISË NË TË GJITHA FSHATRAT E SERBISË”

Vrajë, Preshevë – Vraja dhe Presheva përveç disa qyteteve dhe komunave tjera në Serbi, janë bërë pjesë të aksionit “Shteti i Serbisë në të gjitha fshatrat e Serbisë”. Kjo është garancë se në fshatrat e këtyre dy vendeve një herë në javë do t`i qëndroj në gadishmëri banorëve mjeku, personi zyrtar komunal dhe postjeri.

Aksionin e ka filluar ministri pa portfol Millan Kërbobabiq, ndërsa vetqeverisja lokale duhet të siguroj zyrtar komunal dhe mjekun. “Posta e Serbisë” do të dërgoj në terren të punësuarin e vet, ndërsa në veturën e tij do të ketë vend edhe për zyrtarin komunal dhe mjekun. Idea është që deri në mesditë të kryhen kontrollime, të ofrohen shërbime të vetqeverisjes lokale dhe në sportelin postar mobil të ofrohen shërbimet komunale. Pasdite do të duhej që postjeri të niset për dorëzimin e dërgesave.

„Idea është që ndërmarrjet publike më mirë të angazhojnë resurset e vetaedhe në fshatrat e largëta, të cilat as në shekullin 21 nuk kanë mjek, të sjellin atë, si dhe zyrtarin komunal dhe postjerin”, ka thënë Kërbobabiq.

Edhe qyteti i Vrajës dhe vetqeverisja lokale e Preshevës kanë caktuar nga pesë fshatra të largëta në të cilët ky ekip prej tre anëtarëve do të punoj një herë në javë nga tri orë.

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака