01.01.2026.

AFATI PREJ 15 DITËVE PËR PARAQITJE NË REHABILITIMIN FALAS DHJETË DITOR

  • In Lajme
  • 13. April 2016.
  • 32 Views
AFATI PREJ 15 DITËVE PËR PARAQITJE NË REHABILITIMIN FALAS DHJETË DITOR

Beograd – Fondi Republikan për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Serbisë ka ftuar dje pensionerët që në afat prej 15 ditëve të paraqiten për rehabilitimin falas dhjetëditor në njërën prej 25 banjave në Serbi.

Beograd – Fondi Republikan për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Serbisë ka ftuar dje pensionerët që në afat prej 15 ditëve të paraqiten për rehabilitimin falas dhjetëditor në njërën prej 25 banjave në Serbi.

Të drejtë për paraqitje në konkurs kanë pensionerët nga kategoria e të punësuarve, veprimtarive të pavarura dhe bujqit të cilëve pensionet për muajin shkurt 2016, iu janë 23.463 dinarë, të cilët kanë të ardhura personale dhe të cilët në pesë vitet e fundit nuk kanë përdorur qëndrim falas prej harxhimeve të Fondit.

Paraqitjet dorëzohen në organizatat e pensionistëve sipas vendbandimeve. Sëbashku me paraqitjen, është e nevojshme të dorëzohet edhe çeku pensional për muajin shkurt 2016, vërtetimi mbi lartësinë e pensionit të arritur sipas kontratave ndërkombëtare (çertifikata e bankës apo vërtetimi i sigurimit social i bartësit të huaj), fotokopja e letërnjoftimit, dokumentet egzistuese medicinal dhe deklaratën e shkruar.

Në pyetjen se a ka të drejtë në rehabilitim falas edhe kujdestari i personit me sëmundje të rëndë, në Fond përgjigjen se kanë të drejtë vetëm fëmija me invadilitet dhe pensionisti familjar, të cilët nuk janë në gjendje të kujdesen për vete.

Pensionistët të cilët shfrytëzojnë kompensimin për kujdes dhe ndihmë të tjetrit kanë mundësi që të sjellin përcjellsin, por me harxhimet e veta. Fondi PIO nuk bart harxhimet shëruese në banjë, por siguron rehabilitimin dhe shërimin e pensionerëve të cilët përshkak të vlerës së të ardhura të tyre këto vështirë e kanë për t’ia siguruar vetes.

Burimi: Fondi PIO dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака