Bujanoc – Shefi i Delegacionit të Unionit Europian në Serbi, Majkëll Davenport me kryetarin e Trupit Koordinues, Zoran Stankoviqin, kanë vizituar shkollën “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku kanë biseduar me nxënësit e komunitetit shqiptar të cilët kanë marrë pjesë në projektin e mësimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare.

Bujanoc – Shefi i Delegacionit të Unionit Europian në Serbi, Majkëll Davenport me kryetarin e Trupit Koordinues, Zoran Stankoviqin, kanë vizituar shkollën “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku kanë biseduar me nxënësit e komunitetit shqiptar të cilët kanë marrë pjesë në projektin e mësimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare.
Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, ka thënë se në projektin e avansimit të mësimit të gjuhës serbe janë përfshirë nga dy shkolla fillore në komunat Preshevë dhe Bujanoc, dhe se për këtë fëmijët kanë treguar rezultate të mira.
Për shkollat në Preshevë, Rahovicë, Bujanoc dhe Tërnoc të Madh, me përkrahjen financiare të Progresit Europian, janë siguruar rreth dhjetë mijë tekste shkollore dhe mjete mësimore, ka thënë Stankoviq duke shtuar se kjo është hera e parë që fëmijët shqiptar marrin pjesë në garën e njohjes së gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare.
Ambasadori Davenport ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që të vërtetohet se saj janë të mira projektet të cilat i përkrah UE-ja përmes Progresit Europian.
“Më vjen shumë mirë që keni arritur rezultate shumë të mira”, ka thënë Davenport, duke biseduar me fëmijët rreth rëndësisë së arsimimit.
Në pyetjen e njërës vajzë se çka do të kishte ndryshuar në Bujanoc po nëse të kish jetuar këtu, Davenport tha se nuk i takon atij që të flas rreth kësaj, por mendon është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në rregullimin e kushteve të jetës në këtë qytet.
Ai fëmijëve i foli edhe rreth rëndësisë së Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, për një arsimim të vazhdueshëm të shqiptarëve, serbëve dhe romëve.
Kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se deri në fund të këtij viti shkollor do të përfundoj publikimi elektronik i fjalorit shqip – serbisht dhe serbisht – shqip, i cili është dedikuar fëmijëve të moshës shkollore, ndërsa të cilin e financon Komesarja e Lartë për Pakica Kombëtare.
“Ky fjalor është afër përfundimit dhe presim që ai të jetë i gatshëm për shfrytëzim për vitin e ardhshëm shkollor. Publikimi digjital i fjalorit do të testohet gjatë vitit shkollor 201/2017, ndërsa përdorimi i tij në shkolla është bërë online për qëllim të grumbullimit të informacioneve kthyese për arsye të azhurimit eventual të përmbajtjes”, ka thënë Stankoviq.
Ai ka shtuar se është planifikuar lidhja e shkollave fillore në komunat nga jugu dhe veriu i Serbisë në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhët e pakicave.
Nxënësit në shkollën fillore “Naim Frashëri”, të cilët këtë vit kanë mësuar gjuhës serbe përmes ndihmës së asistestentëve personal kanë shfaqur shfaqjen interaktive në gjuhën serbe në të cilën i kanë përfshirë Davenportin dhe Stankoviqin.
Burimi: Jugpres, PROGRES-i Europian dhe Trupi Koordinues











