Vrajë – Fakulteti Pedagogjik në Vrajë i Universitetit të Nishit, dje ka shënuar Ditën e Fakultetit dhe 70 vjetorin e fillimit të arsimimit të nxënsve në jugun e Serbisë.

Vrajë – Fakulteti Pedagogjik në Vrajë i Universitetit të Nishit, dje ka shënuar Ditën e Fakultetit dhe 70 vjetorin e fillimit të arsimimit të nxënsve në jugun e Serbisë.
Shkolla e mësuesve në Vrajë është themeluar në vitin 1946. Prej saj në vitin 1972 është krijuar Akademia Pedagogjike, në mënyrë që në vitin 1993 është formuar Fakulteti i Mësuesisë i cili në vitin e kaluar e ka ndryshuar emrin në Fakultetin Pedagogjik.
Dekani i Fakultetit Pedagogjik, profesor doktor Sunçiq Deniq, thotë se 70 vjet arsimim do të thotë rëndësi e madhe për Vrajën dhe jugun e Serbisë.
„Ne kemi trashëguar këtë trashëgimi. Në këtë aspekt kemi mbledhur mësuesit nga ato vitet, duke pasur parasysh atë çka thojnë dhe se përvojat e veta të kontribojnë diçka. Do të organizojmë edhe tryezë të rrumbullakët, ku do të marrin pjesë mësuesit nga gjenerat e parë të cilat kanë dalur nga Shkolla e Mësuesisë. Do t`i organizojmë akademinë solemne dhe do të ndajmë diploma, por edhe do t`i shpërblejmë studentët më të mirë”, ka thënë profesoresha Deniq.
Në tri drejtime të Fakultetit Pedagogjik momentalisht janë rreth 1.000 studentë. Këtë vit ka qenë interesim i veçantë në drejtimin për informatikë në ligjërim. Aty ka edhe drejtime tjera për mësues dhe edukatorë.
Profesoresha Deniq veçanarisht e ka theksuar veprimtarinë botuese të fakultetit.
„Botojmë “Godishnjak-un” (revist vjetore) e Fakultetit Pedagogjik. Pas Nishit kjo është revista e vetme shkencore në territorin e jugut të Serbisë, kështu që në mënyrë elektronike i kemi bërë të qasur të gjithëve”, ka thënë profesoresha Deniq.
Fakulteti Pedagogjik në Vrajë, përveç studentëve nga territori i jugut të Serbisë dhe Kosovës dhe Metohisë, ka edhe student nga Maqedonia dhe Greqia, por edhe student nga Serbia të cilëve gjuhë amtare iu është gjuha shqipe, vllahe dhe rome.
Sipas të dhënave nga fakulteti, në dy vitet e fundit të këtij viti bie interesimi për drejtimin e mësuesisë përshkak të nevojave të zvogëluara të kërkesës.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues











