Vrajë – Drejtori i Elektrodistribucionit në Vrajë, Goran Nikoliq, ka deklaruar se në hapësirat e Rrethit të Pçinjës përqindja për pagesën e rrymës për vitin 2015, ka qenë 97 përqind.
Vrajë – Drejtori i Elektrodistribucionit në Vrajë, Goran Nikoliq, ka deklaruar se në hapësirat e Rrethit të Pçinjës përqindja për pagesën e rrymës për vitin 2015, ka qenë 97 përqind.
Këso përqindje të lartë të pagesës ka pasur edhe në komunat Preshevë dhe Bujanoc, në të cilat vitet e mëhershme ka pasur probleme me pagesën e faturave për rrymë.
Nikoliq në konferencën për gazetarë në Vrajë, ka thënë se borxhi mesatar për rrymë për harxhues në Rrethin e Pçinjës ka qenë 6.000 dinarë.
„Borxhi mesatar për harxhues është më i ulët në komunën e Vlladiçin Hanit, i cili është 4.000 dinarë, në Vrajë është në nivelin e mesatares, rreth 6.000 dinarë për harxhues, kurse borxhi mesatar për harxhues në komunat e Preshevës dhe Bujanocit është diçka më shumë dhe sillet prej 8.000 deri 9.000 dinarë”, ka thënë Nikoliq.
Nikoliqi ka thënë se në Rrethin e Pçinjës nuk ka më shumë harxhues të distancuar siç ka qenë në vitet e mëparshme, kur ka ndodhur që disa persona fizik dhe juridik për dy vite nuk ka paguar faturat e rrymës dhe kështu borxhet janë bërë milionëshe.
“Nga dega në kuadër të “Jugoistoka Nish”, i cili ka qenë i njohur sipas disa rezultateve të këqija kur bëhet fjalë për pagesën e rrymës, kemi arritur që të jemi dega më e mirë. Suksesi më i madh është që nuk ka më harxhues të distancuar dhe nuk ka harxhues të cilët nuk e kanë detyrë që t’i paguajnë faturat”, ka thënë Nikoliq.
„Mesatarisht në muaj ka pasur nga 100 deri 200 ndërprerje të rrymës elektrike në Rrethin e Pçinjës, kështu që në fillim të një muajit kanë qenë 1.900 ndërprerje, në të dytin 1.400. Tani ky numër është shumë më i vogël dhe kështu në një mënyrë është vendosur rendi, ndërsa njerëzit kanë pranuar që t`i paguajnë faturat e rrymës, duke mos pasur probleme të mëdha“, ka thënë Nikoliq.
Burimi: Beta, B92 dhe Trupi Koordinues











