Radio-televizioni ,,Spektri’’ ka filluar aksionin për zgjedhjen e kryetarit më të suksesshëm të komunave në Serbinë jugore. Në konkurencë ndodhen kryetarët e këtyre komunave nga rrethi i Pçinjës: Vranja, Surdulica, Bosilegradi, Trgovishta, Bujanoci dhe Presheva.

,,Kriteriumi kryesorë i cili do të vendosë se cili është më i miri nga këta kryetarë, është raporti ndaj mjeteve të buxhetit, solidariteti ndaj qytetarëve, tërheqja e investimeve të jashtme, raporti ndaj sipërmarrësve privat dhe realizimi i projekteve nga sfera e infrastrukturës, theksoi Jeton Ismaili, drejtor i RTV ,,Spektri’’, e cila programin e sajë emiton në gjuhën shqipe, serbe dhe rome dhe në bazë të lejes që ka marrë në konkursin e PPA. Ky është aksioni i parë i këtijë lloji të cilin e ka filluar ndonjë media nga Serbia jugore, ndërsa rezultatet e aksionit do të publikohen më 25 dhjetorë të këtijë viti.